Kalimi i Osimhen tek PSG drejt dështimit
Lexohet për: 2 min.
19-Osimhen
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Bisedimet mes Napolit dhe Paris Saint-Germain nuk çuan në rezultate konkrete dhe ka frikë se marrëveshja për Victor Osimhen mund të dështojë. Gjigantët parisien janë lidhur shumë me një lëvizje për sulmuesin 25-vjeçar nigerian këtë verë, duke dashur të gjejnë pasuesin e duhur të Kylian Mbappes i cili iu bashkua Real Madridit.

Agjenti i Osimhen, Roberto Calenda fluturoi në Paris për të filluar lehtësimin e negociatave midis Napolit dhe PSG-së dhe një telefonatë u mbajt të hënën pasdite midis Aurelio De Laurentiis dhe Nasser Al Khelaifi, me të përfshirë edhe drejtorët sportiv Giovanni Manna dhe Luis Campos.

Mediat italiane raportojnë se si bisedimet mes Napolit dhe PSG-së në lidhje me marrëveshjen e Osimhen nuk përparuan, me këtë të fundit që e bëri të qartë se ata nuk kishin ndërmend të aktivizonin klauzolën e tij të lirimit prej 130 milionë euro.

“Partenopei” më pas i kërkoi gjigantëve të Ligue 1 që të përfshinin Kang-In Lee si pjesë të marrëveshjes, por kjo ide u përjashtua menjëherë. PSG sugjeroi dërgimin e Carlos Soler dhe Nordi Mukiele në këmbim, të cilin Napoli më pas e refuzoi.

Distanca mes dy klubeve është e madhe dhe tani ka një shans serioz që transferimi i mundshëm i Osimhen te PSG mund të dështojë, duke e lënë atë në Napoli për momentin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024