Kalaja e Porto Palermos, një nga bukuritë e pashoqe të Shqipërisë
Lexohet për: 1 min.
KALAJA
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore fton të gjithë të apasionuarit pas historisë, natyrës e artit që të vizitojnë një prej xhevahireve të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, kalanë e Porto Palermos.

Kalaja e Porto Palermos është Monument Kulture i Kategorisë së Parë. Ndodhet në gjirin me të njëjtin emër në bregun e detit Jon, në një gadishull midis Himarës dhe Qeparoit.

E ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të nga Ali Pasha, kjo kala strategjike mbrojti bregdetin dhe rrugët detare të Shqipërisë. Sot, ajo ofron pamje mahnitëse të detit Jon dhe peisazheve të bukura rreth saj.

“Ejani të vizitoni Kalanë e Porto Palermos dhe zbuloni trashëgiminë e pasur dhe bukurinë e pashoqe të Shqipërisë”, shkruan IKTK në rrjetet sociale.

Në kalanë e Porto Palermos së fundmi organizohen një sërë eventesh kulturore. Aktualisht është duke u zhvilluar Porto Palermo Festival, i cili i bën bashkë lashtësinë me tingujt e rrymave të ndryshme muzikore./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024