Kajari ia dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralmajorit Angelo Michele Ristuccia
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në kampin e KFOR-it në Prishtinë ka nisur  ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it ku Gjeneralmajori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari do t’ia dorëzojë komandën e KFOR-it gjeneralmajorit të ushtrisë italiane, Angelo Michele Ristuccia.

Në këtë ceremoni po merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Të pranishëm aktualisht në hapësirat ku po mbahet ceremonia janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla, ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024