Kafu hedh në shitje vilën në Brazil për shkak të borxheve
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-futbollisti i kombëtares braziliane Kafu detyrohet të shesë vilën e tij për të shlyer borxhet dhe për të shmangur falimentimin. Sipas raportimeve të mediave, Kafu ka një borxh prej 1.8 milionë eurosh dhe për të zgjidhur këtë problem, me pa dëshirë nxjerr në ankand një vilë në shtetin e Sao Paolos.

Vila vlerësohet në 7.4 milionë euro dhe nëse nuk shitet për atë shumë, ka mundësi që përfundimisht të shitet për gjysmën e shumës. Kafu nuk është më i lumtur që duhet të heqë dorë nga rezidenca që ai thotë se është një pasuri e familjes, por duket se nuk ka zgjidhje tjetër. Vila ka një sipërfaqe prej 25000 metrash katrorë dhe gjashtë dhoma gjumi të mobiluara në mënyre luksoze, një fushë futbolli, saunë, dhomë trofesh, kinema dhe ashensor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024