Udhëheqësi pro-rus çeçen Ramzan Kadyrov njoftoi sot se së shpejti do të dërgojë tre djemtë e tij të mitur në Ukrainë për të luftuar krah për krah me ushtarët rusë.
Ai shkroi në rrjetet sociale se "një baba duhet t'i mësojë djemtë e tij se si të mbrojnë familjen, njerëzit dhe atdheun", transmeton BBC.
Ai kritikoi gjithashtu "fjalët boshe" të atyre që pretenduan se të afërmit e liderit çeçen nuk po marrin pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë.
Njoftimi i tij u shoqërua me një video-incizim të djemve të tij Ahmat, Eli dhe Adam, 16, 15 dhe 14-vjeç, duke qëlluar në terren me lloje të ndryshme armësh.
Përdorimi i fëmijëve nën moshën 15-vjeç për të marrë pjesë në armiqësi konsiderohet një krim lufte nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, por Rusia nuk e njeh juridiksionin e këtij institucioni.
Ramzan Kadyrov claims he's sending three of his sons (aged 14, 15 & 16) to fight in Ukraine
— Francis Scarr (@francis_scarr) October 3, 2022
"Akhmat, Eli and Adam are ready to show their skills in the zone of the special military op. I'm not joking. The time has come to prove themselves in battle, and I welcome their ambition" pic.twitter.com/VNrQ5KoPtr