Kadriu: I kemi përfunduar përgatitjet teknike dhe akademike për fillimin e vitit shkollor
Lexohet për: 2 min.
kadriu-310823
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, ka folur për përgatitjet në aspektin teknik dhe akademik për fillimin e vitit të ri shkollor. Përjashtuar investimin në shkollën “Eqrem Qabej” dhe në “Bislim Imeri”, ajo ka thënë se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar.

Kadriu ka thënë se është rritur buxheti për investime kapitale në sektorin e arsimit.

Ndërsa ka përmendur vështirësitë teknike në dy shkolla.

“Vështirësi teknike, i kemi edhe tri deri katër ditë që të përmbyllim investimin në shkollën ‘Eqrem Qabej’ dhe nyjet sanitare në shkollën ‘Bislim Imeri’ në Kqik, përndryshe të gjitha përgatitjet, me staf akademik, me personel, i kemi të gatshëm që nesër të fillojnë vitin shkollor”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Kadriu ka thënë se këtë vit e kanë shpallur moton “Lexojmë dhe shkruajmë për të kuptuar”.

Ajo ka thënë se këtë vit e kanë funksionalizuar komisionin për vlerësimin e fëmijëve me nevoja të veçanta ku sipas saj janë rreth 46 fëmijë.

Gjithashtu ka thënë se kanë funksionalizuar komisionet për braktisjet, duke theksuar se kanë aprovuar kodin e etikës, mirësjelljes dhe veshjes së mësimdhënësve.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025