Kadrijaj mbron Haradinajn në polemikën me Gërvallën: Mos ta faltë Zoti “evladin e keq, se ta fëlliqë” emrin e familjes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kadrijaj mbron Haradinajn në polemikën me Gërvallën: Mos ta faltë Zoti “evladin e keq, se ta fëlliqë” emrin e familjes
Foto Ilustruese
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i ka dalë në mbrojtje liderit të partisë, Ramush Haradinaj, sa i përket polemikave me zëvendëskryeministren, njëherësh ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Gërvalla në seancën e javës së kaluar i është drejtuar Haradinajt si “paedukat”, duke sugjeruar të shkonte të ulej në vendin e tij në Kuvend.
“Ka financuar librin e Shkëlzen Gashit me 15 mijë euro. Këtu njerëzit në Kosovë e bartin një barrë historike e kombëtare dhe konform kësaj duhet të sillen. Ka këtu që dikush, duke e keqpërdorur emrin e babait të saj, ka fyer çlirimtarë, komandantë, UÇK-në. Këto ditë takova një ushtar të UÇK-së nga Gjakova, iu kanë vrarë dy vëllezërit, më pyeti pse nuk iu revanshove Gërvallës për sjelljet ndaj Haradinajt. Përgjigjja ime ishte se e respektojmë për shkak të Jusuf Gërvallës, thashë jo ‘nëse ti ke babën hero, unë jam heroinë’. Në kohën kur Donika Gërvalla ka bërë dosje kundër UÇK-së, unë kam bartur edhe kallashin, por edhe kam mjekuar ushtarë të UÇK-së. Një mesazh për Donikën mjaft: çka është mjaft, mjaft dhe boll më me këto fyerje. Është edhe një fjalë e urtë popullore: Mos ta faltë Zoti evladin e keq, se ta fëlliqë emrin e familjes”, tha Kadrijaj.
Ramaush Haradinaj ka kritikuar Albin Kurtin në një seancë të javës së kaluar, duke i thënë “Kurtit mashtrues, po i ushqen zagarët”. Kjo kritikë si rrjedhojë e financimit të ekspozitës e cila kishte gabime sa i përket numrit të të vrarëve dhe masakrave për luftën e fundit.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.