Kadrijaj-Kurtit: Kot mburresh, ke futur Kosovën nën sanksione
Lajme
Lexohet për: 3 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti se, siç shprehet ajo, me taktizimet dhe mashtrimet e saj, ka arritur që aleatin numër një në botë të Kosovës, SHBA-të, t’i irritojë deri aty sa të marrin masën e largimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës nga “Defender Europe”.

Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se qeveria aktuale e drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur t'ia sjellë Kosovës asnjë njohje të re. 

"As edhe një njohje e re nga asnjë vend. As edhe një paralajmërim për ndonjë pritje për vetëm një njohje, kudo qoftë. Për peshën e tyre ja vlen t’ia kujtojmë, që përderisa qeveria pararendëse mori njohjen nga Izraeli, Qeveria Kurti në afro 3 vite, rikthej njohjen e Republikës së Palaut. Urime. Për 100 njohjet tjera, as mos të flasim. Me këtë qasje, qeverisë breshkë, do t’i duhej një milenium t’i arrijë", ka thënë Kadrijaj.

Postimi i plotë:

Pas talljeve në lidhje me suksesin e tij në dialog, kryeministrit Kurti sot i paska ra ndërmend, që i ka disa suksese edhe në diplomaci. Mes tyre ka përmendur aplikimin në organizata ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës dhe aplikimi për anëtarësim në BE. Kurti injoron faktin që krahas aplikimeve, BE i ka vendosur sanksione. Pra vullneti politik i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, është ai që ka lejuar vendosjen e masave sanksionuese kundër Republikës së Kosovës, nga ana e BE-së. 

Kurti përmend takimet e MPJD-së, pjesëmarrjen në konferencat ndërkombëtare, marrëveshjet dhe memorandumet. Nuk e veçon as edhe një prej tyre, për ndonjë peshë a rëndësie strategjike. Kjo sepse ato nuk kanë. Asnjë investim i huaj strategjik, zero. Pra i referohet si sukses, asaj qe njihet si ‘Business as Usual’ i MJPD-së. Hajgaregji hesapi! 

As edhe një njohje e re nga asnjë vend. As edhe një paralajmërim për ndonjë pritje për vetëm një njohje, kudo qoftë. Për peshën e tyre ja vlen t’ia kujtojmë, që përderisa qeveria pararendëse mori njohjen nga Izraeli, Qeveria Kurti në afro tri vjet, riktheu njohjen e Republikës së Palaut. Urime. Për 100 njohjet tjera, as mos të flasim. Me këtë qasje, qeverisë breshkë, do t’i duhej një milenium t’i arrijë. 

Kjo qeveri me taktizimet dhe mashtrimet e saj, ka arritur që aleatin numër 1 në botë të Republikës së Kosovës, SHBA-të, t’i irritojë deri aty sa të marrin masën e largimit të FSK nga “Defender Europe”.

T’ia kujtojmë, me këtë qasje kuturu në marrëdhënie me BE, SHBA, aplikimi i qeverisë së tij për anëtarësim të Kosovës në BE, do të vendnumërojë pa përgjigje për vite me radhë. Me këtë qasje kuturu, hapja e negociatave do të mund të ndodh kur vendet fqinje t’i kenë mbyllur ato. 

Ndërroje pllakën o kryeministër, ta ka djegë dialogu komplet. 

Mashtrimi brirë nuk ka!

Deputeti i AAK-së: Kurti e Sveçla po e rrezikojnë sigurinë e Kosovës - KosovaPress

​AAK prezanton rezolutën për ngritjen e koeficientit të pagave - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024