Kadri Veselit i ndahet titulli “Mik i SHBA-së”
Lexohet për: 2 min.
kdriveseliiiii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit i është ndarë titulli “Mik i SHBA-FRIEND OF THE USA”.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i shoqatës "Miqtë e Amerikës", Agim Rexhepi, i cili ka bërë të ditur se veprimin për t’ia ndarë titullin në fjalë Veselit e ka marrë pa asnjë lloj interference.

“Ky titull në të ardhmen do tu ndahet shumë personaliteteve/individve... E di që shumë kush nga vendorët e Ndërkombëtarët do të ma marrin për të keq këtë veprim, por edhe shum kush do ta pranoj si veprim shumë të qëlluar njerëzor e politik. Këtë veprim e kam marrë në emrin tim, pa asnjë lloj interference. Ata që më përcjellin në Facebook e më kanë përcjellë gjatë deklaratave publike në mediume të shkruara e elektronike e kan vrejtë që unë shpesh herë kam deklaru që z. Veseli asnjëherë nuk është hamend (dhe për përkrahjen e dhënë, asnjëherë nuk ka kërku kundër veprim), kur i kam kërku përkrahje për aktivitetet e organizuara me karakter PRO Amerikan. DEKLAROJ Ky është e do jetë obligim i imi moral ndaj të gjithë atyre që më kanë përkrahë, më përkrahin e do të më përkrahin në të ardhmen, pavarësisht përkatësis nacionale, politike, fetare, gjinore...”, ka shkruar ai në Facebook.

Rexhepi ka shtuar se ata që i respektojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë miqtë e tij, që siç ka shtuar, do t’i respektojë dhe do t'u ndajë mirënjohje.

“Ata që e respektojnë aleatin tonë tradicional e sponzorizuesin e shtetësisë së Kosovës-SHBA-në janë miqtë e mi andaj do I respektoj edhe do u ndaj Mirënjohje e tituj... Zoti e bekoftë Kosovën! Zoti e bekoftë SHBA!”, ka shtuar tutje ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024