Kadri Bytyqi zgjidhet kryetar i ri i Odës së Farmacistëve të Kosovës
Kuvendi i Odës së Farmacistëve të Kosovës (OFK) sot ka mbajtur punimet në seancë konstituive, në të cilën u zgjedh kryetari i ri Kadri Bytyqi dhe dy nënkryetarët Jehona Hakaj dhe Astrit Haxhijaha.
Bytyqi në fjalimin e tij inaugurues u zotua për punë të përbashkët për avancimin e sektorit farmaceutik në sistemin shëndetësor.
Me këtë rast në prezantimin e programit qeverisës u paraqiten edhe objektivat programore qeverisës si inicimi dhe aprovimi i Ligjit për Farmacinë, rritjen e numrit të farmacistëve të punësuar në sistemin publik shëndetësor, rritja e numrit të specialistëve në fushën e farmacisë dhe përmirësimi i funksionimit të OFK-së.
Ndryshe, Kadri Kadriu është i lindur në Mushtisht të Suharekës. Në vitin 2009 - 2011 ka qenë kryetar i Shoqatës Farmaceutike, shoqatë e cila ka kontribuar në të mirë të profesionit e profesionistit, duke u bazuar në punë vullnetare.
Nga viti 2011-2013, ka qenë anëtar i shoqatës, gjatë kësaj periudhe ka marrë pjesë në grupet punuese për themelimin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.
Mbi 16 mijë vizita në Klinikën e Dermatologjisë vetëm brenda nëntë muajve - KosovaPress