Kabashi-Muçaj: Rugova, simbol i paqes, unitetit dhe urtësisë
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
Serbeze foto
1 javë më parë
Linku u kopjua

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Serbeze Kabashi-Muçaj ka përkujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova, në 19-vjetorin e vdekjes.

Ajo ka thënë se Rugova mbetet frymëzim për të gjithë - si simbol i paqes, unitetit dhe urtësisë.

“Sot, në përkujtimin e Presidentit historik Ibrahim Rugova, nderuam figurën e tij madhështore dhe vlerat që ai përfaqësonte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Rugova mbetet frymëzim për të gjithë ne, si simbol i paqes, unitetit dhe urtësisë”, ka shkruar Kabashi-Muçaj në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025