Në Kosovë ka një rritje të ndjeshme të rasteve me sëmundjen epileptike, e ndonëse sakt nuk dihen shifrat, vetëm në vitin që lamë pas, mbi 1 mijë persona kanë marrë shërbime specialistike në Klinikën e Neurologjisë pranë QKUK-së.
Kështu u tha sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, me ç’rast, u theksua nevoja për avancim të shërbimeve, por edhe mungesa e vëmendjes për trajtim më cilësor të kësaj sëmundjeje.
Ajo theksoi se ndonëse mungojnë të dhënat e sakta, vetëm në vitin 2022 shërbime specialistike në Klinikën e Neurologjisë kanë marrë 1010 pacientë, që vuajnë nga epilepsia.
Govori-Berisha theksoi se pacientët që vuajnë nga epilepsia ballafaqohen me stigmatizëm të madh.
Ndërsa, neuro-pediatri, Naim Zeka u shpreh se neurologjia nuk e ka vëmendjen e merituar nga menaxhmenti i ShSKUK-së.
Zeka përmendi disa nga telashet që ballafaqohen si repart i neuro-pediatrisë për trajtimin e fëmijëve me epilepsinë, derisa u shpreh që pacientët epileptikë detyrohen që edhe vetë barnat t’i sigurojnë nga xhepi i tyre.
“Jemi ndër tre repartet që kemi më së shumti shtrime në Klinike dhe gjatë vitit i kemi 1500 shtrime dhe nga to 400-500 sillet numri i rasteve me epilepsi..... Mungojnë njerëzit kyç që udhëheqin QKUK dhe kjo tregon se neurologjisë i kushtohet shumë pak rëndësi, kur flas për pediatrinë sigurisht vlen edhe për juve për arsye se me të vërtet po flasim për metoda të sofistikuara, por fatkeqësisht në QKUK sot nuk bëhet video eeg-ja që është shumë rutinë për spitalet e ndryshme rajonale. Problem tjetër është përcaktimi i dozës së anti-epileptikut në gjak edhe 20 vite pas luftës tek ne nuK caktohet edhe pse është një metodë shumë pak e kushtueshme e cila neve do të na kishte ndihmua shumë në pëRcjellejn e pacientëve me epilepsi dhe politerapi.”, tha ai.
Neurologu i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmendin Shala foli para të pranishmëve për zhvillimet teknologjike për trajtimin e sëmundjes së epilepsisë.
“Çka është e rëndësishme që unë mendoj që ne duhet ta fusim si udhërrëfyesin tonë pacientët që shtrohen në spitale për procedura diagnostikuese për epilepsinë ose për efekt ndërrimi terapie apo kulumi të krizave që nuk reagojnë me terapinë atëherë çdo pacientë me potencial të shfaqjes së krizave epileptike çdo pacienti duhet t’i vendoset vija venoze momentin kur e hap historinë duhet hap vijën venoze...nëse ka kriza duhet me intervenua sa më shpejt për atë kjo duhet të futet në udhërrëfyes.”, theksoi Shala.
Në të gjithë botën 65 milionë njerëz janë të prekur nga sëmundja e epilepsisë dhe çdo vit në të hënën e dytë të muajit shkurt njerëzit mblidhen së bashku të njoftohen mbi problemet, me të cilat ballafaqohen personat që vuajnë nga epilepsia./B.Ibishi/