Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka konfirmuar skuadrën e tij prej 22 lojtarësh për ndeshjen e ardhshme në Serie A kundër Lazios, duke lënë jashtë dy lojtarë të titullarë si pasojë e lëndimeve.
“Zonja e Vjetër” ka qenë në formë të tmerrshme muajt e fundit, duke arritur të merr vetëm një fitore në tetë paraqitjet e fundit radhazi në ligë, një ecuri që e ka parë klubin të rrëshqet pas Milanit për të rënë në vendin e tretë në tabelën e Serie A, raporton KosovaPress.
Juventus tashmë pritet të jetë pa Arkadiusz Milik dhe Carlos Alcaraz për udhëtimin në Lazio, dhe “Football Italia” e kupton se edhe Alex Sandro dhe Filip Kostic do të humbasin ndeshjen gjithashtu, me të parin që vuan nga një mbingarkesë e kofshës së majtë, dhe të dytin që mungon për shkak të gripit.
Allegri pritet të vazhdojë me sistemin e tij 3-5-2, duke filluar Wojciech Szczesny pas Federico Gatti, Gleison Bremer dhe Danilo. Andrea Cambiaso dhe Samuel Iling-Junior pritet të luajnë në krahë, me Weston McKennie, Manuel Locatelli dhe Adrien Rabiot në mes të fushës. Federico Chiesa dhe Moise Kean ka të ngjarë të kryesojnë sulmin.