Juventusi është i interesuar për Felipe Anderson
Lexohet për: 1 min.
Felipe Anderson
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Juventusi është i interesuar për Felipe Anderson (30), ka thënë gazetari italian Nicolo Schira.

Anderson, anësori i Lazios, i skadon kontrata në fund të sezonit dhe do të bëhet lojtar i lirë.

Schira zbuloi se motra dhe agjenti i Anderson do të takohen me përfaqësuesit e Juventusit në shkurt për të negociuar një marrëveshje.

Anderson kërkon një kontratë katërvjeçare me një pagë prej katër milionë eurosh, plus bonuse.

Nga ana tjetër Lazio kërkon ta mbajë dhe i ofron kontratë trevjeçare, rrogë tre milionë euro në sezon dhe gjysmë milionë euro bonuse.

Anderson, futbollist brazilian, gjatë karrierës ka luajtur për Santos, Lazio, West Ham dhe Porto. Këtë sezon, ai bëri 29 paraqitje, shënoi dy dhe asistoi shtatë gola. Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në dhjetë milionë euro.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025