Julia Garner merr ofertë të luajë në filmin biografik për Madonna-n
Lexohet për: 1 min.
Untitled
2 vite më parë
Linku u kopjua

Aktorja e serialit "Ozark", Julia Garner, ka marrë ofertën për të luajtur rolin e Madonna-s në filmin e ardhshëm biografik për ikonën e popit, thanë burime të njohura me projektin për Variety.

Garner u bë e preferuara në mesin e më shumë se dhjetë aktoreve dhe prej muajsh spekulohet se ajo është e preferuara për atë rol në projektin që Madonna do të drejtojë e vetme si regjisore. Ekipi i aktores 28-vjeçare është duke shqyrtuar ofertën dhe pritet ta pranojë atë, thanë burimet.

Kur u njoftua se do të bënte një film për jetën e saj, Madonna tha se shpresonte të transferonte udhëtimin e jashtëzakonshëm që më mori jeta si artiste, muzikante, kërcimtare - një njeri që po përpiqet të hyjë në këtë botë.

“Fokusi i këtij filmi do të jetë gjithmonë muzika. Muzika dhe arti më mbajtën gjallë. Ka kaq shumë histori të pathëna dhe frymëzuese dhe kush mund t'i tregojë më mirë se unë. Është thelbësore që ta ndaj udhëtimin e jetës sime me zërin dhe vizionin tim,” ka thënë ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024