Joshua për Prengën: "Më dha një test të mirë, por kështu ngrihen kampionët"
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Joshua për Prengën: "Më dha një test të mirë, por kështu ngrihen kampionët"
New Project - 2026-07-26T154935.566
26/07/2026 - 15:50
Linku u kopjua

Anthony Joshua ka folur me emocione pas fitores dramatike ndaj Kristian Prengës në Jeddah, ku u rrëzua dy herë në raundin e parë për t'u rikthyer me nokaut në raundin e dytë.

Britaniku e vlerësoi maksimalisht boksierin shqiptar:

"Ai më dha një test të mirë, por kjo është ajo që bëjnë kampionët: ne ngrihemi. Na rrëzojnë dhe ngrihemi në këmbë. Kjo është jeta, kjo është motoja e jetës."

Joshua tha se forca e goditjes finale ishte më shumë se boks:

"Ishte më shumë se fuqia e grushtit. Ishte shpirt. Ishte Latz dhe Sina. Ishte familja. E dini çfarë dua të them? Dhemb edhe ta flasësh."

Ish-kampioni i botës u rikthye në ring për herë të parë pas aksidentit tragjik në Nigeri në dhjetor, ku humbi dy miqtë e tij më të mirë, dhe tani e ka të hapur rrugën për duelin e shumëpritur me Tyson Furyn.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026