Profesori në universitetin “Johns Hopkins”, Edward P. Joseph ka kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qasje të butë ndaj Serbisë.
Kjo pasi sipas tij, Amerika po i beson teorisë se gjoja presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po dëshiron që Milorad Dodik të largohet nga “Republika Srbska”.
So much for the US theory that Vucic wants Dodik out: "An excellent discussion with Republika Srpska President Milorad Dodik. Certainly, our last meeting before the December 17 elections. I thanked President Dodik for the exceptional cooperation in the past period and,… pic.twitter.com/UBobTRDt4f
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) December 14, 2023
“Aq shumë për teorinë amerikane që Vuçiq dëshiron që Dodik të largohet: "Një diskutim i shkëlqyer me Presidentin e ‘Republikës Srpska’, Milorad Dodik. Sigurisht, takimi ynë i fundit para zgjedhjeve të 17 dhjetorit. Falënderova Presidentin Dodik për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në periudhën e kaluar dhe, veçanërisht, për dëshirën e shprehur që politika që unë kam përfaqësuar në Serbi të dalë fitimtare nga zgjedhjet e së dielës”, ka shkruar Joseph në X teksa ka hedhur edhe fotografinë e postimit të Vuçiqit pas takimit.