Johnson: Sulmet e Rusisë kundër civilëve më shumë dëshmi të krimeve të luftës
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka dënuar sulmet e neveritshme të Rusisë kundër civilëve ukrainas në Bucha dhe Irpin, duke i përshkruar ato si krime lufte dhe duke shtuar se "ne nuk do të pushojmë derisa drejtësia të vihet në vend".

Në një deklaratë për media ai tha se sulmet e Rusisë kundër civilëve të pafajshëm janë edhe më shumë dëshmi se Vladimir Putin dhe ushtria e tij po kryejnë krime lufte në Ukrainë, transmeton BBC.

“Asnjë mohim apo dezinformim nga Kremlini nuk mund të fshehë atë që ne të gjithë e dimë se është e vërteta – Putin është i dëshpëruar, pushtimi i tij po dështon dhe vendosmëria e Ukrainës nuk ka qenë kurrë më e fortë. Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të lodhur makinën e uritur të luftës së Putin", tha Johnson, duke shtuar se Britania e Madhe ka qenë në ballë të mbështetjes së hetimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për mizoritë e kryera ruse në Ukrainë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024