Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në një votim dramatik
Mike Johnson u rizgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve sot në një votim dramatik.
Ai fitoi pas ndryshimit të votave në sekondën e fundit. Dy republikanë kanë ndryshuar votat e tyre për të mbështetur Johnson, duke i dhënë atij 218 votat e nevojshme pasi fillimisht dukej se ai do të humbiste raundin e parë.
Anëtarët e Dhomës së Ulët të Kongresit të 119-të të SHBA-së bënë betimin më herët sot.
Votimi në Dhomën e Kongresit të kontrolluar ngushtë nga republikanët filloi pak para orës 13:00 me orën lokale, 18:00 GMT.
Demokratët emëruan liderin e tyre të pakicës në detyrë Hakeem Jeffries dhe republikanët emëruan kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson. Shumica dërmuese e anëtarëve nga të dyja partitë votuan për kandidatin e partisë së tyre.
Tre republikanë Thomas Massie, Ralph Norman dhe Keith Self, fillimisht kishin votuar kundër Johnson, duke e siguruar humbjen e tij në votimin e parë. Por Norman dhe Self përfunduan duke mbështetur Johnson në fund.
Votimi përfundimtar ishte 218 për Johnson, 215 për Jeffries dhe një për një tjetër anëtar. /CNN