John Thune zgjidhet udhëheqës republikan i Senatit
Bota
Lexohet për: 2 min.
John Thune zgjidhet udhëheqës republikan i Senatit
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Republikanët e Senatit zgjodhën sot John Thune si udhëheqësin e ardhshëm republikan që do të pasojë Mitch McConnell në një pozitë që ai e mban prej 17 vjetësh.

Thune ishte në garë me John Cornyn, një senator nga Teksas dhe Rick Scott, një aleat i Trump. Në një deklaratë, Thune tha se ishte "jashtëzakonisht i nderuar" dhe se "ekipi republikan ishte i bashkuar pas agjendës së Trump".

Scott u eliminua pas raundit të parë të votimit të fshehtë përpara raundit përfundimtar për të zgjedhur Thune me një votim 29:24.

Përpara votimit, republikanët u mblodhën pas dyerve të mbyllura për më shumë se dy orë mbrëmë për të dëgjuar argumentet nga Thune, Cornyn dhe Scott.

Thune (63) nga Dakota Jugore ka pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me presidentin e zgjedhur. Ai bëri thirrje që Trump të tërhiqej nga gara 2016 pas skandalit famëkeq të “Access Hollywood” – megjithëse Thune më vonë tha se ai ende planifikonte të votonte Trump. Dhe ai dënoi veprimet e Trumpit rreth trazirave të 6 janarit 2021.

Megjithatë, kur Trump u përball me një votim në Senat pas shkarkimit të tij për incidentin, Thune u rreshtua me McConnell dhe shumicën e grupit republikan në votim "të pafajshëm", raportojnë mediat amerikane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025