Izraeli përgatitet të lirojë 90 palestinezë
Bota
Lexohet për: 1 min.
Izraeli përgatitet të lirojë 90 palestinezë
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ekipet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) kanë mbërritur në Ramallah, Bregu Perëndimor, sot, për të pritur të burgosurit palestinezë, pas marrëveshjes së armëpushimit.

Pamjet tregojnë një kolonë automjetesh që presin jashtë burgut Ofer dhe zyrtarët e KNKK-së që hyjnë në kompleks.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit filloi të dielën të transferojë 90 të burgosur palestinezë në burgun Ofer për t'u liruar sipas një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.

Channel 12 izraelit njoftoi se 78 të burgosurit do të lirohen në Bregun Perëndimor, ndërsa 12 të tjerët në Jerusalemin Lindor.

“Ata do të lirohen vetëm pas mbërritjes së robërve izraelitë në Izrael”, shtoi ai.

Procesi i transferimit të tre robërve femra izraelite nga Hamasi në Kryqin e Kuq në Gaza ka filluar si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, raporton Channel 12.

Hamasi liroi tri pengje sot sipas marrëveshjes së armëpushimit të Gazës dhe shkëmbimit të të burgosurve me Izraelin.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025