Joe Biden nis vizitën zyrtare në Francë
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte mirëpritën Joe Biden dhe bashkëshorten e tij Jill para Harkut të Triumfit në Paris në fillim të vizitës zyrtare të presidentit amerikan në Francë.

Dy presidentët vendosën kurora me lule dhe ndezën një flakë në monumentin e Ushtarit të Panjohur dhe më pas zbritën në Champs-Élysées, të shoqëruar nga Garda Kombëtare Franceze.

Gjithçka u bë nga të dyja palët për të treguar se të dy vendet janë më afër se sa kanë qenë ndonjëherë, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Biden, i cili ndodhet në Francë qe nga e mërkura, ku mori pjesë të enjten dhe të premten në kremtimin e 80-vjetorit të zbarkimit të Aleatëve në Normandi në Luftën e Dytë Botërore më 6 qershor 1944. Vizita do të vazhdojë me një drekë pune dhe do të përfundojë me një darkë gala.

Uashingtoni zyrtar premtoi njoftime për sigurinë detare në zonën e Azi-Paqësorit. Gjithashtu do të diskutohet për partneritetin në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Biden dhe Macron do të diskutojnë gjithashtu çështje të mëdha ndërkombëtare, për të cilat ata kryesisht bien dakord, megjithëse politikat e tyre nuk janë saktësisht të njëjta.

Në konfliktin në Rripin e Gazës, SHBA ofron mbështetje të fortë për ofensivën izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa Franca distancohet nga mënyra se si ushtria izraelite kryen operacione.

Rreth Ukrainës, dy vendet aleate të NATO-s premtojnë të ndihmojnë Kievin për të kundërshtuar më tej pushtimin rus, por Uashingtoni është i kujdesshëm të mos ndjekë të gjitha deklaratat e presidentit francez, e fundit prej të cilave është dërgimi i mundshëm i instruktorëve ushtarakë në tokën ukrainase.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024