1.
Shumë herë dëgjojmë moton e mirënjohur sportive -Me rëndësi është të marrësh pjesë. Ajo përdorej si brez shpëtimi, sa herë që ekipet dhe sportistët këtheheshin nga garat sportive me rezultate të dobëta. Dhe sportistët në vend se të ndjeheshin të me turp, e të rrinin kokëulur, e përsërisnin atë me qësendi. Njerëzit sesi ndjenin një ligështi emocionale dhe e pranonin këtë justifikim. Së fundi, një trajner i njohur tha, se kjo moto, është vetëm thirrja fisnike e humbësit. Dhe vërtetë, a ka ndodhur ndonjëherë që fituesit ta përmendin këtë moto. Jo, asnjëherë, sepse ata në vend të justifikimeve sjellin fitoret e medaljet. Fituesit kanë një moto tjetër: “Veni, vidi, vici”, (Erdha, pashë, fitova)! Ata e dijnë se janë zgjedhur për të përfaqësuar denjësisht kombin e tyre, dhe për të fituar.
2.
Shteti, nuk është se i zbret asnje kombi përmes një mekanizimi - ‘deus et machina’ nga lartë, (pra nga një fuqi mbinatyrore), në mënyrë që njeriu ta merr atë të gatshëm. Përkundrazi, duhet punë e madhe për ta ndërtuar e funksionalizuar, sakrifica, dije dhe shkathtësi për ta krijuar fillimisht, dhe pastaj, për ta ndërtuar e mirëmbajtur atë. Duhet pune e madhe për te krijuar bazamentin e tij – mentalitetin shtetformues.
Linkolni, por edhe Presidentët tjerë amerikan ishin personalitete të veçanta. Jeta dhe vepra e tyre, tregon se ata nuk e shihnin shtetndërtimin vetëm si zbatim procedurash, rregullash apo ligjesh. Dhe as vetëm si raport numrash në organet përfaqësuese. E shihnin si shumë më tepër se sa këto të gjitha së bashku, si sinergji, si dije dhe veçanërisht si art të shtetndërtimit, duke ruajtur ekuilibrat e kultivuar interesin afatgjatë, duke pasur në mendje një qëllim e kauzë të lartë për të mirën e përgjithshme. E shihnin si vendosje të njerëzve të duhur në vende të duhura, edhe atëherë kur nuk pajtohesh me ta.
Sllogani - Best man for the job, në SHBA, është më shumë se sa një sllogan, ai është një mentalitet për sendërtimin e një parimi të thjeshtë dhe kuptimplotë: Që për secilën punë të zgjidhet njeriu më i mirë, e veçanërisht në postet udhëheqëse në organizata. Vetëdija e krijuar në SHBA por edhe në vendet tjera të zhvilluara konsiston në të kuptuarit se duke zgjedhur më të mirin në një post përfitojnë të gjithë. Njerëzit e tillë janë gurthemel i institucioneve të fuqishme, e këto të fundit janë kushti kryesor i zhvillimit të një vendi.
3.
Kur Mart Laar u zgjodh kryeministër në Estoni situata nuk mund të ishte më e pashpresë. Më 1991, pas 50 vite nën BRSS kishin bërë që çdo gjë të shkatërrohej. Ekonomia ishte e lidhur dhe e varur nga ajo e Rusisë. Rrugët, ndërtesat, fshatrat e qytetet ishin si mos më keq. Pothuajse asgjë nuk prodhohej, papunësia, varfëria, pabarazia rriteshin pa u ndalë. Shitore të zbrazëta, rradhë të gjata për ushqim, dhe artikujt elementarë si buka e qumështi u kufizuan. Inflacioni kishte arritur 1000 %. Aq e rëndë dhe kaotike ishte gjendja saqë në mungesë të gazit për ngrohje qeveria planifikonte që kryeqytetin ta evakuonte në zonat rurale të vendit.
4.
...ndodhi ajo që nuk pritej, e që sot njihet si mrekullia e quajtur Estoni. Shteti me 1.3 milion banorë kapërceu vështërsitë e panumërta, dhe u ngrit me ritme të shpejta. Kryeministri Laari që pas ca vitesh mori edhe një mandat të dytë, dëshmoi një lidership të pabesueshëm. I njohur si lider, edhe arkitekt i reformave ekonomike. Lideri që fliste rrjedhshëm gjuhët angleze, gjermane, finlandeze, suedeze dhe ruse nuk u step para pengesave, dhe manifestoi vizion të qartë. Ai mori çmime prestigjioze ndërkombëtare për dijen, kurajon dhe vendosmërinë për t’i shërbyer vendit të tij, e për rezultatet e pamohueshme. Vendimet e tij gjatë kësaj kohe ishin të rënda, por të drejta. Vite më pas ato duken, si ëndrra të trishta.
5.
Mart Laar e kishte kuptuar se duhet bërë reforma të thella, e se nuk kishte kohë për të humbur. Vendimet e duhura, dhe në kohë të duhur, ishin një moment vendimtar. Me qasjen dhe vizionin e tij, e po ashtu me politikat adekuate publike ai e dëboi apatinë nga popullata, largoi frikën dhe zhdavariti mungesën e shpresës. Ai inspiroi njerëzit dhe u ngjalli atyre besimin. Stili i tij ishte ’Respekto njerëzit, diskuto, diskuto, diskuto, e pastaj vendos’.
”Kanë thënë që ishte e pamundur – gati sikurse të ecje mbi ujë. E ne megjithatë ecëm mbi ujë, sepse thjeshtë, ne nuk e dinim që ishte e pamundur!”
Mart Laari, ishte modest, duke mos ia atribuuar asnjëherë meritat vetëm vetes. Po, thoshte, ia arritëm me sukses, unë isha kryeministër, por meritat i takojnë ekipit tim, dhe të gjithëve që punuan e kontribuan. Sepse, ne ia kishim borxh popullit e shtetit tonë!
Shumë herë dëgjojmë moton e mirënjohur sportive -Me rëndësi është të marrësh pjesë. Ajo përdorej si brez shpëtimi, sa herë që ekipet dhe sportistët këtheheshin nga garat sportive me rezultate të dobëta. Dhe sportistët në vend se të ndjeheshin të me turp, e të rrinin kokëulur, e përsërisnin atë me qësendi. Njerëzit sesi ndjenin një ligështi emocionale dhe e pranonin këtë justifikim. Së fundi, një trajner i njohur tha, se kjo moto, është vetëm thirrja fisnike e humbësit. Dhe vërtetë, a ka ndodhur ndonjëherë që fituesit ta përmendin këtë moto. Jo, asnjëherë, sepse ata në vend të justifikimeve sjellin fitoret e medaljet. Fituesit kanë një moto tjetër: “Veni, vidi, vici”, (Erdha, pashë, fitova)! Ata e dijnë se janë zgjedhur për të përfaqësuar denjësisht kombin e tyre, dhe për të fituar.
Ndodhë që në një shoqëri, që energjia në vend se në kryerjen e punëve të shpenzohet në përgatitjen e justifikimeve vetëngushlluese. Ky mekanizëm vetëmbrojtës i njeriut, ndoshta ka kuptim deri në një farë mase, por jo ama që të rritet doza e tij, deri në nivelet kur ‘ilaqi’ jo vetëm se humbë çdo ndikim por shëndërrohet në të kundërtën e tij. ”Është i ri ai ose ajo, ka kohë që të mësojë ”, thuhet për ndonjë nxënës, student apo punëtor kur dështojne. E keqja është se pastaj kjo shndërrohet në mentalitet justifikues për pothuajse çdo gjë, për të arritur edhe deri te e përgjithshmja, shoqëria e shteti: ”Jemi shtet i ri akoma, të tjerët e kanë krijuar shtetin shumë para nesh etj?!” Nganjëheë justifikimet për moskryerjen e punës, e mos arritjen e rezultatit ndërtohen aq bindshëm e bukur, saqë njeriu fillon t’iu besojë atyre fuqishëm.
Shteti, nuk është se i zbret asnje kombi përmes një mekanizimi - ‘deus et machina’ nga lartë, (pra nga një fuqi mbinatyrore), në mënyrë që njeriu ta merr atë të gatshëm. Përkundrazi, duhet punë e madhe për ta ndërtuar e funksionalizuar, sakrifica, dije dhe shkathtësi për ta krijuar fillimisht, dhe pastaj, për ta ndërtuar e mirëmbajtur atë. Duhet pune e madhe për te krijuar bazamentin e tij – mentalitetin shtetformues.
Ish Presidenti i SHBA-ve A.Linkoln, ishte, lider i mirëfilltë dhe simbol i besnikërisë ndaj interesave të shtetit. Në kohën e udhëheqjes së tij, lufta civile kërcnonte të zhbënte vendin, andaj qeverisja dhe ndërtimi i shtetit ishin sfida serioze. Përmendet rasti i zgjedhjes se kryetarit të Gjykatës së Lartë, post ky që lakmohej nga të dy partitë kryesore dhe që ishte shumë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit. Linkolni kishte ndërmend një kandidat profesionalisht të ngritur e të denjë për atë post, me të cilin nuk kishte fare raporte të mira personale. Bile kur bashkëpuntorët ia përmendën se çka kishte shkruar e folur ai keq kundër tij, Linkolni u përgjegj qetësisht: “Ju madje nuk i dini të gjitha, se çka ka bërë ai kundër meje, mirëpo, sidoqoftë ai ka folur kundër meje, ashtu sikurse edhe unë jam shprehur mjaft ashpër ndaj tij. Besoj se jemi një me një”. Edhe përkundër kundërshtimeve të shumta, megjithatë Linkolni e propozoi në Kongres, dhe ai u zgjodh.
Sllogani - Best man for the job, në SHBA, është më shumë se sa një sllogan, ai është një mentalitet për sendërtimin e një parimi të thjeshtë dhe kuptimplotë: Që për secilën punë të zgjidhet njeriu më i mirë, e veçanërisht në postet udhëheqëse në organizata. Vetëdija e krijuar në SHBA por edhe në vendet tjera të zhvilluara konsiston në të kuptuarit se duke zgjedhur më të mirin në një post përfitojnë të gjithë. Njerëzit e tillë janë gurthemel i institucioneve të fuqishme, e këto të fundit janë kushti kryesor i zhvillimit të një vendi.
Sepse, në një shoqëri që nuk ka krijim të dijes ka brutalitet të injorancës. Një shoqëri që nuk prodhon dije apo që mjaftohet me ndonjë surogat të saj nuk ka se si t’i shpëtojë stërkeqjes e rrëgjimit, sot apo nesër, në këtë apo atë formë. Sepse, kur nuk prodhon diçka që të duhet, atëherë do ta kontrabandosh ose vjedhësh atë. Dhe kështu fillon qarku vicioz në të cilin hyhet lehtë dhe shëndosh, por dilet shumë vështirë dhe i gjymtuar.
Kur Mart Laar u zgjodh kryeministër në Estoni situata nuk mund të ishte më e pashpresë. Më 1991, pas 50 vite nën BRSS kishin bërë që çdo gjë të shkatërrohej. Ekonomia ishte e lidhur dhe e varur nga ajo e Rusisë. Rrugët, ndërtesat, fshatrat e qytetet ishin si mos më keq. Pothuajse asgjë nuk prodhohej, papunësia, varfëria, pabarazia rriteshin pa u ndalë. Shitore të zbrazëta, rradhë të gjata për ushqim, dhe artikujt elementarë si buka e qumështi u kufizuan. Inflacioni kishte arritur 1000 %. Aq e rëndë dhe kaotike ishte gjendja saqë në mungesë të gazit për ngrohje qeveria planifikonte që kryeqytetin ta evakuonte në zonat rurale të vendit.
Komunizmi kishte rrënuar jo vetëm gjërat materjale, por edhe ato shpirtërore, kishte deklasuar moralin dhe vlerat e mirëfillta njerëzore. Si rezultat i kësaj ishte trandur plotësosht qenja e njeriut. Ishte humbur besimi dhe shpresa. Në këso kushtesh Mart Laari më 1992 pas zgjedhjeve të para u zgjodh kryeministër i shtetit pothuajse të shkërmoqur, që po shantazhohej jo vetëm nga Rusia por edhe nga pakica e fuqishme ruse brenda që përfshinte rreth 35 % të popullsisë, si dhe nga të tjerë që nga injoranca apo qëllime tjera po kërcnonin ta fundosnin shtetin e vogël. Megjithë këto vështërsi të brendshme e të jashtme, me ekonomi të rrënuar, pothujase pa resurse natyrore, prognoza e vetme për Estoninë ishte e zymtë, askush nuk dyshonte në dështim total, çështja ishte vetëm se si dhe sa shpejtë do të fundosej në greminë për të mos u ngritur kurrë më. Por.....
...ndodhi ajo që nuk pritej, e që sot njihet si mrekullia e quajtur Estoni. Shteti me 1.3 milion banorë kapërceu vështërsitë e panumërta, dhe u ngrit me ritme të shpejta. Kryeministri Laari që pas ca vitesh mori edhe një mandat të dytë, dëshmoi një lidership të pabesueshëm. I njohur si lider, edhe arkitekt i reformave ekonomike. Lideri që fliste rrjedhshëm gjuhët angleze, gjermane, finlandeze, suedeze dhe ruse nuk u step para pengesave, dhe manifestoi vizion të qartë. Ai mori çmime prestigjioze ndërkombëtare për dijen, kurajon dhe vendosmërinë për t’i shërbyer vendit të tij, e për rezultatet e pamohueshme. Vendimet e tij gjatë kësaj kohe ishin të rënda, por të drejta. Vite më pas ato duken, si ëndrra të trishta.
Si rezultat i reformave adekuate, dhe të lirive ekonomike si receta kryesore për prosperitet e zhvillim, shteti pësoi një transformim rapid, dhe arriti që të ketë normën më të lartë të rritjes ekonomike në Europë, (arriti deri në 13% në vit). Standardi jetësor u rrit, demokraci e pluralizëm i mirëfilltë, tregtia u liberalizua, u zbatua privatizimi i suksesshëm, papunësia ra në 5.3%, eksportet u rritën, investimet e huaja direkte ishin të larta, borxhi publik dhe deficiti buxhetor ishin më të ulta se edhe të vendeve të BE-së. Vendi u bë anëtar i BE-së dhe NATO-s. Estonia ne nivel global u bë, një nga pesë vendet me sistemin më të zhvilluar arsimor, vendi me përdorimin më të lartë të e-qeverisjes etj. Nga një shtet i vogël që kërcnohej të zhbëhej, u bë shteti i vogël që ia doli. Ata nuk u ngushëlluan vetëm me pjesëmarrjen në gara, por edhe ngadhënjyen.
Mart Laar e kishte kuptuar se duhet bërë reforma të thella, e se nuk kishte kohë për të humbur. Vendimet e duhura, dhe në kohë të duhur, ishin një moment vendimtar. Me qasjen dhe vizionin e tij, e po ashtu me politikat adekuate publike ai e dëboi apatinë nga popullata, largoi frikën dhe zhdavariti mungesën e shpresës. Ai inspiroi njerëzit dhe u ngjalli atyre besimin. Stili i tij ishte ’Respekto njerëzit, diskuto, diskuto, diskuto, e pastaj vendos’.
Ai me ekipin e tij energjik e kompetent vepronin sipas mantrës të formuluar nga M.Theçër e F.Hayek-“Bëje ose vdis”. Kur pas shumë vitesh, e pyetën se si arriti të udhëheqë vendin me aq sukses, përkundër aq shumë vështërsive thuajse të pakalueshme, ai u përgjigj me çiltërsi: