Kancelari gjerman Olaf Scholz përjashtoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si Franca, pas rezultateve të dobëta të koalicionit të tij qeverisës në zgjedhjet evropiane, tha sot zëdhënësi i tij.
Ideja e zgjedhjeve të parakohshme e kërkuar nga e djathta ekstreme dhe disa konservatorë nuk u konsiderua "në asnjë moment", tha Steffen Hebstreit, pavarësisht rezultateve "pak të kënaqshme" të koalicionit qeverisës - socialdemokratët e kancelarit, Të Gjelbrit dhe Liberalët - në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Tri partitë, të cilat janë pjesë e koalicionit qeverisës qe nga fundi i vitit 2021, së bashku kanë mbledhur më pak se një të tretën e votave në zgjedhjet evropiane të mbajtura dje dhe kanë humbur numrin e deputetëve, veçanërisht të Gjelbrit, krahasuar me zgjedhjet e mëparshme. deri te rezultatet ende provizore.
Fituesi i madh i zgjedhjeve është grupi konservator Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) me 30 për qind të votave të fituara në Gjermani, pasuar nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë me 15.9 për qind.
Bashkëpresidentja e AfD Alice Videl shkroi në X, se Scholz ka për detyrë të hapë rrugën për zgjedhje të reja, në vend që të qeverisë edhe një vit kundër shumicës dërmuese të popullsisë.
Qe nga formimi i Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1949, zgjedhjet e parakohshme janë mbajtur tri herë pas një votëbesimi të dështuar ndaj qeverisë në Bundestag, Dhoma e Ulët e Parlamentit - gjatë kohës së socialdemokratit Willy Brandt (1972), konservatori Helmut Kohl (1982) dhe Gerhard Schoeder, gjithashtu socialdemokrat në vitin 2005.