Jep dorëheqje zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Jep dorëheqje zëvendësdrejtorit i përgjithshëm i RTK-së
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Adi Krasta, ka dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e tij në transmetuesin publik.

“Në këtë mbledhje, gjithashtu, kryetarja njoftoi anëtarët e Bordit se ka pranuar zyrtarisht letrën e dorëheqjes së pakthyeshme të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm, Adi Krasta”, thuhet në komunikatën e Bordit.

Krasta ishte zgjedhur zëvendësdrejtor i RTK-së më 14 janar 2023.

Tre muaj më parë kishte dhënë dorëheqje edhe drejtorit i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Bordi i RTK-së ka njoftuar po ashtu se ka anuluar procesin e konkursit për drejtor të përgjithshëm të RTK-së. Në komunikatën e dërguar nga Bordi i RTK-së, bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme të tij, Bordi ka shqyrtuar pikën e rendit të ditës mbi votimin për hapjen e zarfave për konkursin e drejtorit të përgjithshëm.

“Gjatë diskutimeve, zyrtari ligjor ka sqaruar të gjithë bazën ligjore për të trajtuar këtë proces më tej, duke theksuar se tejkalimi i afatit paraqet bazë për anulimin e konkursit, kjo për të mos cenuar ndonjë të drejtë të aplikuesve ose procesin e rregullt të konkursit”, thuhet në njoftim.

https://kosovapress.com/jep-doreheqje-drejtori-i-rtk-se-shkumbin-ahmetxhekaj-ja-kush-emerohet-ushtrues-detyre

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024