Jeff Bezos i interesuar për të blerë aksione te Liverpooli
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Jeff Bezos i interesuar për të blerë aksione te Liverpooli
New Project - 2026-07-22T150018.277
22/07/2026 - 15:05
Linku u kopjua

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, është kontaktuar për t'u bashkuar me një grup aksionarësh që po negociojn blerjen e një pjese të aksioneve te Liverpool.

Sipas Sky Sports, bisedimet fillestare mes Bezos dhe një shoqërie aksionare të udhëhequr nga ish-bashkëpronari i QPR, Amit Bhatia, tashmë janë zhvilluar. 

Bezos, i cili sipas Forbes ka një pasuri prej gati 257 miliardë dollarësh dhe është njeriu i katërt më i pasur në botë, ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të investojë.

Për të hapur rrugën, Bhatia transferoi pjesën e tij te QPR më 21 korrik te pronari shumicë Ruben Gnanalingam.

FSG (Fenway Sports Group) e ka konfirmuar interesimin: "Një konsorcium investimesh i udhëhequr, i menaxhuar dhe i përfaqësuar nga Amit Bhatia ka shprehur interes për të bërë një investim strategjik minoritar në Liverpool Football Club". 

Sa vlen marrëveshja?

Sipas Financial Times, çdo transaksion do ta vlerësonte Liverpoolin me më shumë se 6 miliardë dollarë, rreth 4.5 miliardë funte.

Flitet për një pakicë strategjike deri në 30% të klubit, e ngjashme me marrëveshjen e vitit 2023 kur FSG shiti 4% te firma amerikane Dynasty Equity për 164 milionë funte

Burime pranë bisedimeve thonë se Bezos nuk është i sigurt që do të vazhdojë me investimin dhe se nëse do ta bënte, do të ishte një lëvizje surprizë.

Bezos më parë ka eksploruar blerjen e skuadrave të NFL si Seattle Seahawks dhe Washington Commanders, pa i finalizuar. 

FSG, kompania amerikane e kontrolluar nga John Henry që bleu Liverpoolin për 300 milionë funte në vitin 2010, thotë se nuk ka plane për shitje totale, por një marrëveshje e tillë do të rriste spekulimet për një largim gradual në vitet e ardhshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026