Japonia zbulon rezerva të mëdha mineralesh në det
Bota
Lexohet për: 2 min.
Japonia zbulon rezerva të mëdha mineralesh në det
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Japonia ka zbuluar kohët e fundit rezerva të pasura mineralesh të rralla në fund të Oqeanit Paqësor pranë ishullit Minami-Tori-shima, rreth 2000 km larg Tokios, të cilat mund të transformojnë ekonominë japoneze dhe rolin e saj në zinxhirët e furnizimit teknologjik global.

Këto minerale, kyçe për teknologjitë e avancuara si automjetet elektrike, bateritë dhe burimet e rinovuar të energjisë, përfaqësojnë burime strategjike që Japonia mund t'i përdorë për pavarësinë e saj ekonomike dhe energjetike.

Hulumtimi i kryer nga Fondacioni Nippon dhe Universiteti i Tokios zbuluan një fushë me sfera të pasura me mangan në thellësi rreth 5700 metra nën nivelin e detit.

Këto sfera përmbajnë metale jashtëzakonisht të vlefshme, si kobalti, i cili është thelbësor për prodhimin e baterive dhe lidhjeve rezistuese ndaj korrozionit, nikel, i cili është thelbësor për bateritë dhe industrinë e çelikut të pandryshkshëm, dhe bakri, i cili është një metal bazë për infrastrukturën elektrike dhe elektronikë.

Sipas vlerësimeve, rezervat totale përfshijnë më shumë se 610,000 ton kobalt dhe 740,000 ton nikel, gjë që e bën këtë vendburim një nga më të mëdhenjtë në botë. Me çmimet aktuale të tregut vlera e tyre llogaritet në rreth 26.3 miliardë dollarë dhe me rritjen e nevojës për to mund të rritet ndjeshëm.

Deri më tani, Japonia ka qenë shumë e varur nga importet e mineraleve të rralla, veçanërisht nga Kina. Me zbulimin e ri, Japonia ka mundësi për të reduktuar varësinë nga importet dhe për të forcuar sigurinë e energjisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024