Jahjaga takon ish-kryeministrin Zapatero: Kosova duhet të hyjë në NATO
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar në Madrid ish-kryeministrin e Spanjës Jose Luis Rodríguez Zapatero, me të cilin ka biseduar mbi rëndësinë e integrimit të Kosovës dhe rajonit në strukturat euro- atlantike.
Jahjaga në një postim në Facebook ka falënderuar ish-kryeministrin spanjoll, për shërbimin e trupave të Spanjës në kuadër të KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
“Biseduam për zhvillimin e Kosovës përgjatë 20 vjetëve të fundit, si dhe për nevojën dhe domosdoshmërinë e integrimit të Kosovës dhe mbarë rajonit në strukturat euro-atlantike. Gjithashtu, si një feminist i vërtetë biseduam edhe për pozitën e gruas në shoqëritë tona”, tha Jahjaga, e cila po merr pjesë në edicionin e 34-të të Samitit Global të Grave, në mesin e rreth 1000 grave lidere nga bota “Women: Energizing Economies of the Future".
Ndryshe, Spanja është njëra ndër pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës.