Jabllanoviq u kërkon serbëve të veriut ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Partia e Serbëve të Kosovës me në krye Aleksandar Jabllanoviq u ka bërë sot thirrje serbë në veri ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, i cili nis nesër më 5 prill. Kjo parti shkruan në Facebook se “kjo është dëshirë e Albin Kurtit për të parë se sa serbë ka arritur të dëbojë nga Kosova”. “Ju bëjmë thirrje serbëve tanë që ta bojkotojnë regjistrimin e popullsisë, mos u jepni asnjë të dhënë ekipeve të regjistrimit. shmangni dhe injoroni të gjitha veprimet që lidhen me regjistrimin e popullsisë. Ky nuk është një regjistrim i popullsisë, kjo është dëshira e Albin Kurtit për të parë se sa serbë ka arritur të dëbojë qe nga viti 2021”, thuhet ndër tjera në postim.

Më 5 prill në Kosovë nis regjistrimi i popullsisë dhe ekonomive, i cili do të përfundojë më 17 maj. Një ditë para fillimit të regjistrimit të popullsisë, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka folur mbi rëndësinë e këtij projekti, duke thënë se regjistrimi i popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje të rëndësishme duke nisur nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te planifikimi i politikave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024