Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, deklaroi sonte se Izraeli dhe Hamasi kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim dhe shkëmbim pengjesh që do t’i jep fund luftimeve në Gaza.
Marrëveshja u arrit pas 15 muajsh vuajtjesh, tha ai, dhe do të pasohet nga një valë ndihme humanitare për Gazën.
Marrëveshja u arrit pas muajsh negociatash nga administrata Biden, vuri në dukje ai, duke falënderuar këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare Jake Sullivan dhe zyrtarë të tjerë. Megjithatë, kushtet e marrëveshjes do të zbatohen kryesisht nga administrata e re Trump, tha presidenti në detyrë i SHBA-së.
Kur u pyet nga një gazetar nëse ai apo Trump meritonin më shumë merita për arritjen e marrëveshjes, Biden u përgjigj: "A po bëni shaka?""Kjo marrëveshje legjendare armëpushimi ishte e mundur vetëm si rezultat i fitores sonë historike në nëntor, sepse i sinjalizoi të gjithë botës se administrata ime do të kërkonte paqe dhe do të negocionte marrëveshje për të garantuar sigurinë e të gjithë amerikanëve dhe aleatëve tanë," shkroi ai.
Biden nuk dha detaje përtej skicave të përgjithshme të marrëveshjes që tashmë dihen, por tregoi se ai beson se marrëveshja mund të vendosë themelet për një shtet të pavarur palestinez.