Ja se sa paguhet Infantino nga FIFA
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ja se sa paguhet Infantino nga FIFA
New Project - 2026-06-25T195434.386
25/06/2026 - 19:54
Linku u kopjua

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka përfituar një paketë pagese prej rreth 6 milionë dollarësh gjatë vitit 2025, sipas të dhënave financiare të publikuara nga vetë FIFA.

Sipas raportit, paga bazë vjetore e Infantinos ka mbetur e pandryshuar në 3.3 milionë dollarë (rreth 2.42 milionë funte), ndërsa bonuset e tij janë rritur ndjeshëm, duke arritur në 2.78 milionë dollarë (rreth 2.04 milionë funte). Kjo përfaqëson një rritje prej 33 për qind krahasuar me bonusin që ai kishte marrë një vit më parë.

Dokumentet financiare të FIFA-s tregojnë se Infantino kishte përfituar bonuse prej afërsisht 2 milionë dollarësh në vitet 2023 dhe 2024, ndërsa gjatë vitit 2025 shuma është rritur me rreth 695 mijë dollarë, raporton SportBible.

56-vjeçari është në krye të FIFA-s që nga viti 2016 dhe ka mbikëqyrur organizimin e tri Kupave të Botës, përfshirë turneun aktual të vitit 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Gjatë mandatit të tij, FIFA ka zgjeruar Kupën e Botës nga 32 në 48 skuadra, ndërsa të ardhurat e organizatës kanë shënuar rritje të konsiderueshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026