Ja sa milionë euro mblodhi ATK nga janari deri në dhjetor
Lajme
Lexohet për: 2 min.
15 orë më parë
Linku u kopjua
Nga janari deri në dhjetor të këtij viti, Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur 1 miliard e 250 milionë euro nga tatimet dhe kontributet pensionale. Kështu ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni, Ilir Murtezaj, i cili shprehet se pritjet janë që të tejkalohet kjo vlerë.
Murtezaj në konferencën përmbyllëse të vitit me medie, ku prezantoi rezultatet e arritura gjatë vitit 2024, tha se kanë pasur rreth 10 milionë euro më pak të hyra si rezultat i ndryshimit të Ligjit për pagën minimale.
“Krahas ngritjes së të hyrave tatimore, përmirësimit të integritetit, gjithashtu kemi shënuar progres edhe në ofrimin e shërbimeve më të mira për tatim paguesit...Në vitin 2024 gjithsej kemi të mbledhura mbi 1 miliarde 254 milionë euro tatime dhe kontribute, ndërsa vetëm tatime rreth 950 milionë euro. E kemi quajtur si Administratë Tatimore e Progresive për faktin që tregon progres të vazhdueshëm të institucionit kyç ku mblidhen të hyrat për buxhetin e shtetit. Për këtë vit janë mbledhur tatime deri dje 941 milionë euro, dhe duke përfshirë edhe tre apo katër ditët e fundit pritjet janë që të tejkalohet mbi 950 milionë euro, që është shumë afër në realizim të planit. Pra, mund të jetë rreth 10 milionë euro më pak e që është si rezultat i ndryshimit të ligjit për pagën minimale...Tek aspekti i të hyrave sipas llojit tatimor vazhdon të prijë TVSh-ja”, tha ai.
Ndërsa, tha se këtë vit është rritur edhe pagesa e tatimeve nga ana e këngëtarëve dhe ajo në sektorin e gastronomisë.
Ndërkaq sa i përket funksionimit në territorin e pjesës veriore të vendit tha se vazhdojnë të kenë operim edhe në atë pjesë, derisa ka shtuar se sfidat në atë pjesë dallojnë.
Ndonëse në përmbyllje të vitit, ai tha se sfidë mbetet edhe mungesa e stafit, i cili ka shtuar se për arsyeje të ndryshme nuk mund të rekrutojnë staf.