Portieri i ri i Manchester United, Andre Onana ka shpjeguar pse zgjodhi fanellën e pazakontë me numër 24, ndërsa beson se Erik ten Hag është një nga trajnerët më të mirë në botë.
Kamerunasi është bërë portieri i tretë më i shtrenjtë në botë pasi përfundoi një kalim prej 52 milionë eurosh nga finalistët e Ligës së Kmapionëve, Interi në “Old Trafford”.
Zgjedhja e fanellës së Onanës i referohet datës së lindjes së tij, 2 prill, pra dita e dytë e muajit të katërt dhe ai shpreson që kjo të sjellë fat të mirë në Mançester, përcjellë KosovaPress.
I pyetur për zgjedhjen e tij, 27-vjeçari tha:
Lëvizja e Onanës në Old Trafford e sheh atë të ribashkohet me Ten Hag dhe një treshe ish-shokësh të skuadrës në Ajax – Lisandro Martinez, Antony dhe Donny van de Beek – dhe ai thotë se kjo luajti një rol të madh në vendimin e tij.
I pyetur se sa ndikim të madh ka pasur Ten Hag tek ai, Onana vazhdoi: 'Po, një ndikim shumë i madh, të jem i sinqertë. Kemi bërë shumë gjëra të mëdha së bashku, arritëm në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Ajaxin. Nuk ishte diçka e lehtë për ta bërë këtë me një klub të vogël si Ajaxi. Është diçka që e bëni vetëm çdo 20 ose 25 vjet. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, ai është një trajner i mirë, për mua një nga më të mirët në botë.”, tha Onana në fund.