Ja kur rikthehet Kosova sërish në aksion
Sport
Lexohet për: 1 min.
Muaji tetor doli të jetë jashtëzakonisht u suksesshëm për Kombëtaren e Kosovës në futboll pasi u shënuan dy fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kombeve.
“Dardanët” triumfuan me rezultat 2-1 në udhëtim kundër Lituanisë, ndërsa fituan lehtësisht edhe ndaj Qipros me rezultat 3-0, ndeshje kjo e zhvilluar në Prishtinë, raporton KosovaPress.
Për më tepër, kjo ishte edhe fitorja e tretë radhazi pasi në muajin shtator Kosova mposhti Qipron 4-0 edhe si mysafir.
Ecuria e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve do të vazhdoj në muajin nëntor, atëherë kur do të zhvillohen dy sfida e fundit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.
Fillimisht, më 15 nëntor Kosova do të përballet me Rumaninë në udhëtim, ndërsa tri ditë më vonë e pret Lituaninë në “Fadil Vokrri”.
Rumania është liderë e grupit me 12 pikë, e ndjekur nga Kosova me nëntë sosh. Qipro ka tri pikë në vendin e tretë dhe e fundit është Lituania pa pikë.