Tifozi vërsulet drejt Ronaldos, reagimi i tij i habiti të gjithë
Sport
Lexohet për: 1 min.
55555
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ndeshja mes Polonisë dhe Portugalisë në kuadër të Ligës së Kombeve u shënua nga lëvizja e Cristiano Ronaldos, kur u përplas në fushë me një tifoz.

Kjo ndodhi në minutën e 63-të të ndeshjes që u zhvillua dje në Varshavë, kur 39-vjeçari portugez u zëvendësua nga Diogo Jota.

Një tifoz i ri me fanellën e Ronaldos vrapoi në fushë për të bërë një selfi me idhullin e tij.

Gardianët kanë reaguar menjëherë, por Cristiano i ka ndaluar dhe ka bërë një foto me tifozin.

“Nuk kam refuzuar asnjëherë një foto apo një autograf, nëse mund të takohem. Dikur kam qenë edhe tifoz futbolli”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

Portugalia fitoi ndaj Polonisë me rezultat 3:1. Ronaldo shënoi golin e dytë në minutën e 37-të.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025