Katër skuadrat që po e përfaqësojnë Kosovën në garat evropiane, Ballkani, Llapi, Drita e Gjilani, kanë përfunduar këtë javë raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe në atë të Konferencës.
Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani e nisi me barazim 1:1 aventurën në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës së Zalgiris, përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, humbje pësoi edhe skuadra e Dritës, e cila u mposht si mysafire e Inter Turkut me rezultat minimal 1:0.
Skuadra e vetme kosovare e cila korri fitore në Evropë ishte Gjilani i Zekirija Ramadanit, i cili mbrëmë e mposhti me rezultat 1:0 skuadrës letoneze, Liepaja.
Liga e Kampionëve
12 korrik ora 18:00, Zalgiris – FC Ballkani (stadiumi LFF)
12 korrik ora 20:00, Drita – Inter Turku (stadium Fadil Vokrri)
14 korrik ora 20:00, KF Llapi – Buducnost (stadiumi Fadil Vokrri)