Ja çfarë shkruan gazeta zvicerane "Blick" për Agim Ademin dhe telashet në FFK
Lexohet për: 2 min.
agim ademi 040122
2 vite më parë
Linku u kopjua

Miqësorja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës që do të zhvillohet sot po merr vëmenjde të madhe nga të gjitha anët ku ndodhen tifozët shqiptar të futbollit për shkak se kjo është sfida e parë ndërmjet këtyre dy vendeve dhe yjet shqiptar të Zvicrës do të luajnë kundër vendit të tyre.

Është gazeta gjermane “Blick” ajo që ditët e fundit ka shkruar shumë artikuj për këtë sfidë, por ky medium nuk e ka lënë pa shkruar edhe për zhvillimet e fundit brenda Federatës së Futbollit të Kosovës, përcjellë KosovaPress.

Në lidhje me situatën brenda FFK-së, “Blick” shkruajn duke u bazuar në raportimet e mediave kosovare mbi arrestimin e Agim Ademit si dhe garës së tij për të parin e kësaj federate në ballafaqim me kundërkandidatin Gramoz Vokrri, kandidatura e të cilit së fundi u shpall e pa vlefshme.

“Para duelit kundër Zvicrës (sot në orën 18:00 në Letzigrund), në futbollin kosovar po lulëzon një luftë për pushtet. Pikërisht nga shefi i shoqatës Agim Ademi. Dy javë më parë, mediat në Kosovë ishin të mbushura me titujt: “Arrestohet shefi i shoqatës së futbollit Agim Ademi”. 59-vjeçari sihte në polici dhe u mbajt në paraburgim. Akuza: Mësohet se ka sulmuar fizikisht një punonjës të shoqatës. Një ditë më vonë ai u la i lirë, mohoi akuzat në rrjetet sociale dhe foli për dëmtim të reputacionit të tij”, thuhet në artikullin e gazetës zvicerane..

“Zgjedhjet e reja priten në fillim të prillit. Përveç Ademit, i cili është kryetar që nga viti 2018, në garë është edhe Gramoz Vokrri, djali i ish-presidentit Fadil Vokrri. Dhe pikërisht me këtë mësohet se është marrë edhe punonjësi i shoqatës i dyshuar i sulmuar. Gjithashtu, kërkesa e parë e Vokrrit për kandidim u tha se ishte refuzuar”, vazhdon “Blick” në shkrimin e saj.

Kujtojmë që zgjedhjet e përcaktuara të mbahen më 6 prill për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës kanë ngjallur diskutime të shumta. Së fundi, Gramoz Vokrri e ka paditur FFK-në për anulimin e kandidaturës së tij si dhe ka bërë kërkesë për pezullimin e vendimit për mbajtjen e këtij kuvendi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025