Izraeli sulmon një uzinë të madhe petrokimike iraniane pas kërcënimeve të Trump për infrastrukturën
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Izraeli sulmon një uzinë të madhe petrokimike iraniane pas kërcënimeve të Trump për infrastrukturën
Izraeli infrastruktura
Foto Ilustruese
06/04/2026 - 14:27
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka lëshuar një deklaratë duke thënë se ata kanë goditur një strukturë petrokimike në Iran, ndërsa thotë se Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë udhëzuar të vazhdojnë të sulmojnë infrastrukturën iraniane "me të gjithë forcën".

"IDF tani ka sulmuar fuqishëm uzinën më të madhe petrokimike në Iran që ndodhet në [Asaluyeh]", thotë ai, duke shtuar se uzina prodhoi rreth gjysmën e petrokimikateve të vendit.

Sulmi i ri vjen pas një sulmi ndaj një objekti tjetër "javën e kaluar", thotë Katz, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

"Tani të dy objektet, të cilat së bashku janë përgjegjëse për rreth 85% të eksporteve petrokimike të Iranit, janë nxjerrë jashtë funksionit dhe nuk funksionojnë", thuhet në deklaratën e Katz.

"Ky është një goditje e rëndë ekonomike me vlerë dhjetëra miliarda dollarë për regjimin iranian. Industria petrokimike është një motor i madh në financimin e aktiviteteve të Gardës Revolucionare dhe në ndërtimin e fuqisë ushtarake të Iranit."

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Tasnim ka raportuar në momentet e fundit se dy kompani petrokimike janë sulmuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026