Izraeli shpëton katër pengje nga Gaza
Lexohet për: 1 min.
pengjet
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Izraeli thotë se ka liruar katër pengje nga Gaza, në operacionin më të madh të shpëtimit që nga fillimi i luftës me Hamasin më 7 tetor.

Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, thanë autoritetet izraelite dhe po marrin kontrolle mjekësore në spitalin Sheba, ku do të kalojnë natën.

Pengjet e kapura nga Hamasi në festivalin muzikor Nova në tetor, ishin Noa Argamani, 25-vjeç, Almog Meir Jan, 21, Andrey Kozlov, 27 dhe Shlomi Ziv, 40-vjeç.

Forcat izraelite i shpëtuan ata "nën zjarr" nga dy shtëpi në Nuseirat në një "mision kompleks në pikë të ditës", sipas Daniel Hagari, zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

Ai tha se operacioni special përfshinte qindra trupa izraelite dhe kishte "javë që po planifikohej". Një oficer i forcave speciale izraelite u vra në mision, sipas policisë izraelite. /SkyNews

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024