Izraeli në aksion të ri ndaj Hamasit në Gaza
Lexohet për: 1 min.
Izrael
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Të premten më 10 maj, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit- IDF publikuan pamje nga  aktivitetet e tyre ushtarake, duke përfshirë angazhimet e ngushta luftarake. Sipas IDF, Brigada Nahal, që vepron nën Divizionin e 99-të, ka kryer bastisje të synuara në infrastrukturën e organizatës Hamasit në Zeitoun.

Deklarata tha se këto operacione rezultuan në eliminimin e disa luftëtarëve përmes operacioneve tokësore dhe ajrore, zbulimin e armatimeve dhe mjeteve të inteligjencës që i përkisnin Hamasit dhe shkatërrimin e një shkolle ku strehohej armë dhe municione. Më herët gjatë javës, tanket izraelite morën kontrollin në anën e Gazës të pikës kufitare Rafah me Egjiptin.

IDF ka pohuar se veprimet e tyre kanë për qëllim sigurimin e zonës dhe shënjestrimin e pozicioneve të militantëve bazuar në inteligjencën. Megjithatë, përshkallëzimi i dhunës ka ngritur shqetësime për situatën humanitare në Gaza dhe gjendjen e rëndë të civilëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024