Izraeli heq vizat për qytetarët e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
IZRAEL
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë për viza për të udhëtuar në Izrael. Nënshkrimin e marrëveshjes ndërshtetërore për heqjen e vizave e kanë bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel.

Kësisoj, Izraeli bëhet shteti i 50-të që mundëson lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja do të fillojë së zbatuari nga 19 shtatori i këtij viti.

Më herët gjatë ditës, Arbel është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk janë dhënë detaje. Dy shtetet zyrtarizuan marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit 2021. /RTK/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024