Ivanka Trump shkon në kryeministri, pritet nga Edi Rama
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ivanka Trump shkon në kryeministri, pritet nga Edi Rama
hfgh
22/01/2026 - 21:40
Linku u kopjua

Ivanka Trump, vajza e presidentit Donald Trump, pas qëndrimit prej ditës së djeshme në Vlorë për të çuar përpara projektin turistik në ishullin e Sazanit, mbërriti në Tiranë.

Mbrëmjen e të enjtës, rreth orës 21:00, ajo i është drejtuar godinës të qeverisë. Ivanka Trump u prit me një përqafim në shkallët e Kryeministrisë nga kryeministri Edi Rama, siç shihet nga pamet e siguruara Top Channel.

Të mërkurën në mbrëmje, kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama udhëtoi drejt Vlorës, ku u takua dhe darkoi me zonjën Trump, në një prej restoranteve të qytetit bregdetar.

Ivanka Trump mbërriti në Vlorë mëngjesin e të mërkurës, shoqëruar me eskortë dhe forca të shumta policie. Top Channel mëson se fokusi i kësaj vizite ishte zhvillimi i projektit turistik të kompanisë së bashkëshortit të saj, Jared Kushner, në gadishullin e Karaburunit dhe në ishullin e Sazanit.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, Ivanka Trump ka qenë e shoqëruar edhe nga një grup prej 60 arkitektësh të huaj, që pritet të konkretizojnë projektet.

Po ashtu ajo vizitoi edhe manastirin e Zvërnecit, ku ndezi dhe qirinj në Kishën e Shën Mërisë. Vizita e saj vijon pa asnjë njoftim zyrtar për agjendën, me synim kryesor vijimin e projektit të madh të investimit që ajo dhe bashkëshorti i saj jared Kushner kanë planifikuar të bëjnë në gjirin e Vlorës, në zonën e ishullit të Sazanit dhe në Zvërnec, një investim prej 1 miliard dollarësh për një resort turistik elitar në këto zona.

Ivanka Trump ka qenë disa herë në Shqipëri në gjirin e Vlorës, të cilin e ka vizituar edhe duke udhëtuar me helikopter.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026