Iu gjendet drogë dhe para, arrestohen tre prizrenas
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Iu gjendet drogë dhe para, arrestohen tre prizrenas
Policia e Kosoves - logo - ilustrim
13/03/2026 - 09:46
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prizren nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 12 mars rreth orës 23:00 në rrugën “Tranziti i ri”, transmeton KosovaPress. Gjatë kontrollit të të dyshuarve dhe banesës që shfrytëzonin, policia ka gjetur dhe konfiskuar 76.3 gram marihuanë dhe 20.2 gram kokainë.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë sekuestruar edhe një peshore digjitale, qese për paketimin e narkotikëve, katër telefona mobilë dhe një shumë parash të gatshme.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026