Italia shënon ditën e përkujtimit të viktimave të COVID
Lexohet për: 1 min.
Italia-viktimat
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Italia të hënën shënon ditën e saj kombëtare të përkujtimit të viktimave të pandemisë COVID-19.

18 Marsi u zgjodh si dita e kujtimit, sepse ishte në atë ditë të 2020-ës që u regjistrua imazhi më tragjik dhe emblematik i valës së parë të COVID: autokolona kamionësh të ushtrisë që largonin arkivole nga Bergamo, qyteti verior më i goditur.

Vlerësohet se rreth 200.000 vdekje në Itali ishin të lidhura me koronavirusin.

Presidenti Sergio Mattarella tha se pandemia tregoi se si një "përgjigje e koordinuar në nivel global" ishte e nevojshme për të trajtuar sfidat me të cilat përballet njerëzimi dhe theksoi rëndësinë e "zbulimeve të fundit kërkimore në të cilat Bashkimi Evropian ishte protagonist"./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024