Italia goditet nga thatësira
Lexohet për: 1 min.
FVdEaCtXEAAk8F4
2 vite më parë
Linku u kopjua

Italia po përjeton një thatësirë të përkeqësuar, ndërsa një takim i nivelit të lartë të rajoneve dhe qeverisë është planifikuar në Romë këtë javë.

Ministri i Bujqësisë, Stefano Patuanelli tha në fundjavë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte “e pashmangshme”, sipas agjencisë së lajmeve Ansa.

Në pjesë të ndryshme të vendit mesdhetar nuk ka rënë shi për rreth katër muaj. Lumi Po është në nivelin më të ulët në 70 vjet.

Mungesa e ujit po kërcënon disa toka te mbjella në rajonet veriore të Piemontes, Lombardisë dhe Emilia-Romagna.

Në shumë zona, rezervuarët e ujit janë bosh dhe cisternat po përdoren për të transportuar ujin. Në disa komunitete, uji mund të përdoret vetëm për të pirë ose për pjesë të tjera jetike të jetës së përditshme.

“Në disa zona të vendit rendimentet e ujit janë përgjysmuar”, sipas vlerësimeve të industrisë bujqësore.

Industria e qumështit është gjithashtu e prekur, për shkak të nxehtësisë së pazakontë dhe mungesës së foragjereve, ndërsa lopët prodhojnë deri në 10% më pak qumësht. /ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025