Itali, inflacioni rritet në 1.3% në mars - ISTAT
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Norma e inflacionit në Itali u rrit në 1.3% në mars, sipas vlerësimeve paraprake të publikuara nga ISTAT të premten.    

Rritja vjen pasi inflacioni vjetor mbeti i qëndrueshëm në 0.8% në shkurt, në të njëjtin nivel me janarin.

Agjencia Kombëtare e Statistikave shtoi se inflacioni bazë neto nga mallrat e energjisë dhe ushqimet e freskëta u rrit nga +2.3% në +2.4%, ndërsa inflacioni bazë neto vetëm i mallrave të energjisë u zvogëlua nga +2.6% në +2.5%.

Rritja e çmimeve të ushqimeve, artikujve shtëpiake dhe të kujdesit personal është zvogëluar nga +3,4% në shkurt në +3% në mars dhe në ato të produkteve me frekuencë të lartë blerjesh është zvogëluar nga +2,8% në shkurt në +2,7% në mars.

Çmimet e produkteve ushqimore të papërpunuara gjithashtu u zvogëluan në muajin mars, duke rënë në +2.6% nga +4.4%, si dhe çmimet e duhanit, duke rënë nga +2.6% në +1.9%./ANSA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024