Itali: “Eko-vandalët” do të gjobiten deri 60 mijë euro
Lexohet për: 1 min.
Italia
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Të ashtuquajturit eko-vandalë do të gjobiten deri në 60.000 euro sipas një projektligji që u bë ligj të enjten.

Aktivistët e klimës kanë sulmuar disa monumente të njohura në Itali vitet e fundit. Ligji synon të ndalojë këtë formë proteste, duke vendosur gjoba nga 20-60 mijë euro për këdo që e dëmton trashëgiminë kulturore.

Një gjykatës të mërkurën paditi tre anëtarë të grupit klimatik të ‘Italy’s Ultima Generazione’ (Gjenerata e fundit e Italisë) për spërkatje me ngjyrë mbi skulpturën L.O.V.E. të Maurizio Cattelan në Milano një vit më parë.

Kjo është pjesë e një serie të gjatë aktesh të diskutueshme të mosbindjes civile që ky grup ka organizuar për të tërhequr vëmendjen ndaj emergjencës klimatike, duke përfshirë disa raste të bllokimit të trafikut dhe hedhjes së ngjyrës mbi mburojat mbrojtëse të veprave të artit dhe monumente të famshme. /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024