Ismet Munishi me mesazh mbështetës për Dukagjinin para duelit evropian
Vendor
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Ismet Munishi me mesazh mbështetës për Dukagjinin para duelit evropian
New Project - 2026-07-23T201601.427
23/07/2026 - 20:16
Linku u kopjua

Ismet Munishi nuk e ka harruar ish-skuadrën e tij.

Tekniku prizrenas ka dalë me një postim mbështetës për KF Dukagjinin, para ndeshjes së rëndësishme evropiane ndaj Luganos sonte në ora 8 e 30

"Hithat" e Klinës përballen me sfidën e madhe zvicerane, dhe Munishi, që ka qenë pjesë e historisë së klubit, u ka dërguar një mesazh motivues futbollistëve.

"Evropa është skena ku fitohen respekti dhe përvoja. Dilni në fushë pa frikë, me zemër, karakter dhe besim te njëri-tjetri. Çdo duel i fituar, çdo metër i vrapuar dhe çdo sakrificë për fanellën kanë vlerë."

Në fund, urimi i tij ishte i qartë:

"Ju uroj suksese KF Dukagjinit në përballjen evropiane ndaj Luganos. Bëjeni Kosovën krenare! Forca Dukagjini!"

Një mbështetje e madhe morale për Dukagjinin para mbrëmjes evropiane.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026