Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili tha se masat e vëna nga BE në qershor të vitit 2023, nuk kanë pasur ndikim direkt në punën e tyre, derisa potencoi se kanë vazhduar bashkëpunimin me partnerët dhe BE-në, ngase sipas tij BQK-ja qëllimshëm është përjashtuar nga çfarëdo lloj kufizimi.
Ai këto komente i bëri gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe rregulloret e BQK-së, derisa iu përgjigj pyetjes së deputetit nga LDK-ja Avdullah Hoti, nëse kanë ndikuar masat e vëna nga BE në punën e BQK-së.
Ai shtoi se në sektorin financiar nuk ka pasur kokëçarje dhe se gradualisht është duke u reduktuar ndikimi negativ.
Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka pyetur guvernatorin Ismaili në lidhje me një konkurs të BQK-së, për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit, në të cilin është zgjedhur Milot Cakaj, për çka tha se ka mundur që të jetë i kurdisur.
Lidhur me këtë, Ismaili tha se konkursi është përsëritur, por që Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15 kandidatë.
Përveç kësaj, guvernatori i BQK-së, gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet dhe Transfere tha se asnjë informatë e tillë nuk ka arritur në Bankën Qendrore, e po ashtu asnjë ankesë nuk është ushtruar ndaj procesit të përzgjedhjes të asnjërit nga këta zëvendësguvernatorë.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.