Gucati zgjidhet sërish kryetar i OVL-UÇK-së: Kanë fituar veteranët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
4 orë më parë
Linku u kopjua
Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar edhe një mandat 4 vjeçar Hysni Gucatit, në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Ai mori 112 vota. Kurse, kundërkandidati i tij, ish-nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj mori 95 vota.
Gucati tha se do ta vazhdojë punën aty ku ka mbetur në shtator të vitit 2020, prej kur edhe u ftua nga Gjykata Speciale e Hagës.
Ai uroi lirimin dhe kthimin sa më të shpejtë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
"Unë do ta vazhdoj punën aty ku ka mbetur më 25 shtator 2020. Nuk ka humbës, as fitues. Fitues është organizata e veteranëve të luftës dhe veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Faleminderit shumë. Shpresoj që do Zoti e njëjta fitore të jetë edhe në Hagë, shokët tonë, krerët e UÇK-së dhe krerët e shtetit të kthehen sa më shpejtë në vendin e duhur. Familjet e tyre pranë miqve dhe pranë shokëve. Faleminderit të gjithëve, pa dallim. Këtu kanë fituar veteranët, s'ka fituar Hysni Gucati", tha Gucati.
Përveç Haradinajt në garë për këtë pozitë ishte edhe Kapllan Parduzi, porse u tërhoq duke thënë se “kjo pozitë kërkon përgjegjësi dhe është sfidë e madhe”.